Vazhdon tensioni mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Ditët e fundit, futbollisti ka paditur ish-bashkëshorten për shpërndarjen e një videoje intime, e cila më pas do të kishte përfunduar në duart e modeles uruguajane Natasha Rey. Kjo e fundit ka deklaruar se Icardi i kishte dërguar mesazhe kompromentuese dhe, për ta provuar, publikoi për pak minuta një video private: “Nuk gënjej dhe i kam të gjitha provat. Mos dërgo video dhe foto, sepse janë dëshmi që mund të të shkatërrojnë”.
Pas padisë së Icardit, ka reaguar edhe China Suarez, partnerja aktuale e sulmuesit argjentinas, duke e akuzuar publikisht Wandën për dërgimin e asaj videoje provokuese, marrë nga vetë Icardi në vitin 2021, si njëlloj hakmarrjeje. Por Wanda mohon gjithçka: “Nuk dinë më për çfarë të më akuzojnë. Le ta vërtetojnë, unë s’kam dërguar asgjë”.
Ja fjalët e China Suarez kundër Wanda Narës: “Çfarë mund t’ju them për atë video? Që është një çështje shumë e ndjeshme, një filmim që partneri im ia kishte dërguar ish-bashkëshortes së tij në vitin 2021. Nuk e di si përfundoi ajo video në duar të tjera dhe u shpërnda, por tashmë janë në punë avokatët dhe njerëzit përkatës që po e hetojnë çështjen.
Çfarë mendoj? Që është krim të shpërndash video private të tilla”.
Kur u pyet për komentet e Wanda Narës, e cila e kishte akuzuar se po e kopjonte në çdo aspekt, nga pamja te stili i jetesës, China thjesht buzëqeshi dhe zgjodhi të mos përgjigjej. Në fund, ajo theksoi: “Unë dhe Mauro jemi shumë të lumtur së bashku”.
The post Wanda Nara mbrohet pas videos intime të Icardit: Nuk dinë më për çfarë të më akuzojnë appeared first on Telesport.