Walker e feston 90-vjetorin e lindjes në Pejë me mbi 200 të ftuar

Ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker sot po feston 90-vjetorin e lindjes.

Për shkak të lidhjes së veçantë me Kosovën, këtë ditëlindje i njëjti po e kremton në Pejë, me plot 200 të ftuar.

Pjesëmarrësit janë nga fushat e ndryshme, nga politika, siguria, arti e kultura në Kosovë e poashtu nga Amerika.

I pranishëm është kryeministri në largim, Albin Kurti, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe anëtarë të PSD-së.