VV tenton të ‘blejë’ vota në fushatë: Hapin konkurs për 25 vende pune në Trepçë

Na ndajnë veç edhe gjashtë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ku qytetarët do të ju drejtohen kutive të votimit, raporton Periskopi.

Lëvizja Vetëvendosje, në ditët e fundit të saj në krye të Qeverisë, po tenton përmes shpalljes së vendeve të punës, të ‘’rëmbejë” vota tek qytetarët.

Së fundmi, një konkurs është hapur për minatorë në Flotacionn “Trepça” në Stan Tërge.

Sipas dokumentet zyrtar, konkursi është hapur sot, datë 22.12.2025.

Në konkurs shkruhet se kërkohet të punësohen 25 minatorë.