“VV-së i duhet një reformë e thellë”, Abdixhiku thotë se dera s’është e mbyllur për koalicion me Kurtin në të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën ku shpalosi 15 pikëshin e “qeverisë së unitetit”, ka thënë se Kryetarët e partive politike duhet ta përjashtojnë veten në udhëheqjen e këtij procesi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai përmendi tri pika si të rëndësishme, përfshirë rritjen e pagave, adresimin e krizës energjike si dhe heqjen e masave nga BE-ja.

“Na duhet një udhëheqës i një qeveri të unitetit që përfaqëson unitetin, që dmth Kryetarët e partive duhet të përjashtojnë veten nga një proces i tillë. Derisa pjesëmarrësit në digasteret përkatëse duhet të jenë profesionist edhe partik edhe të jashtëm. Në këtë rrethanë, po flasim për një gjendje kalimtare, do duhej t’i përfshinim edhe të tjerët jashtë Kosovës.


“Nuk kemi pika përjashtuese në këtë agjendë. Është e rëndësishme rritja e pagave, adresimi i krizës energjetike, heqja e masave. Janë të trija të domosdoshme”, tha Abdixhiku në konferencë për media.

Kryetari i LDK-së tha se vendi s’mund të dalë nga kriza në të cilën ndodhet, me imponime, pasi siç tha ai ata duhet të tregojnë se çka s’ju pëlqen.

“Ne vazhdojmë me vetëdije të shkojmë në bllokim e të refuzojmë gjithçka, sikur pajtohemi se do qëndrojmë kështu deri në marsin e vitit 2026. Kam thënë që kjo krizë mund të zgjat deri në zgjedhen e Presidnetit, mundet, por do të ishte fatale për vendin”, tha ai.

Rreth asaj se dera për bashkëpunim me Kurtin është e mbyllur, ai mohoi një gjë të tillë.

“Jojo nuk është e mbyllur për asnjë parti për të ardhmën. S’kemi blloqe afatgjate. Unë po flas për çfarë kemi parë katër vite. Ne besojmë se VV-së i duhet një reformatim i thellë. S’mund të operosh që në mëngjes i akuzon gjithë të tjerët me të gjitha zezat, e në mbrëmje dërgon letra për bashkëpunim”, tha Abdixhiku.

/Reporteri.net/