Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shkuar sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në këtë institucion për disa fletëvotime që janë shpallur të pavlefshme.
Siç merret vesh, Vetëvendosje po kërkon që të llogariten si të vlefshme disa fletëvotime që janë printuar në mënyrë të gabuar dhe nuk përmbajnë të gjitha subjektet e certifikuara nga KQZ.
Të njëjtën VV e kishte bërë edhe në zgjedhjet e vitit 2019.


Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti kishte kërkuar që plot 26 vendvotime me problemin e njëjtë të shpalleshin të vlefshme.
Ankesa ishte dorëzuar në PZAP, e cila ishte refuzuar pjesërisht.
Sipas vendimit të PZAP-it, ato fletëvotime të vitit 2019 për të cilat u ankua VV dhe kërkoi të shpallen të vlefshme, nuk mund të llogariteshin të tilla për shkak se nuk ishin të plota. Në to, sipas PZAP nuk figuronin të gjitha subjektet politike, prandaj edhe u llogarit si i pavlefshëm.
Çka thotë ligji?