VV krahasuar me zgjedhjet nacionale mori afro 200 mijë vota më pak në ato lokale

Analisti i njohur, Shenoll Muharremi me anë të një postimi ka bërë krahasimin mes votave në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit, mes tri partive më të mëdha.

Muharremi ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie prej 193 mijë e 702 votave, transmeton lajmi.net.

Kurse, PDK ka shënuar rënie rritje të lehtë prej 2 mijë e 664 votave në lokale, kurse LDK është rritur për 17 mijë e 908 vota.

Postimi i plotë:

Elektorati dhe votuesi në kërkimi të ekuilibrit të ri politik

Këtu kemi krahasimet dhe ndryshimet/dallimet kryesore mes zgjedhjeve nacionale (9 shkurt) dhe lokale (12 tetor) për tri partitë më të mëdha në vend aktualisht.
Lëvizja Vetëvendosje:
LVV ka dallimin më të madh në vota apo përqindje. Shihet një paqëndrueshmëri dramatike, ku ka rënie prej 396,787 votash (42.3%) në shkurt në vetëm 203,085 (24.9%) në tetor. 203k është mesatarja mes votave të fituara për kryetarë komunash (237,576) dhe kuvende komunale 168,594.
Gjithashtu kemi përsëri paqëndrueshmëritë apo dallimi mes votave të 12 tetorit për kryetarë dhe kuvende është i lartë. Ka fituar 237,576 vota per kryetare dhe vetem 168,594 per asamble me një dallim prej 68,982 votash ditën e njejtë të zgjedhjeve.
Sidoqoftë, edhe pse nuk janë direkt të krahasueshme zgjedhjet nacionale dhe lokale, dallimi nga votat e zgjedhjeve nacionale me 9 shkurt me ato lokale me 12 tetor tregon për një dallimi apo rënie prej -193,702 votash dhe -17.36 pikë përqindje më pak. Në zgjedhjet nacionale ka fituar 42.3% ndërsa në ato lokale 24.94%.
Partia Demokratike e Kosovës:
PDK ka një performancë të qëndrueshme me rritje të lehtë prej +2,664 vota dhe +3.51 pikë përqindje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit. Ne zgjedhjet e 9 shkurtit PDK ka fituar 196,474 vota ndërsa mesataren në zgjedhjet lokale e ka 199,138.
Në përgjithësi, PDK në mesataren lokale ka një nivel të barabartë me LVV-në në përqindje mesatare lokale: PDK 24.45% dhe 24.94%.
Lidhja Demokratike e Kosovës:
LDK është partia me trendin më pozitiv kur i krahasojmë zgjedhjet nacionale dhe lokale dhe ka +17,908 vota më shumë apo 171,357 në zgjedhje nacionale dhe 189,265 në mesatarën lokale. Gjithashtu ka +4.97 pikë përqindje më shumë, nga 18.27% (nacionale) ne 23.24% (mesatare lokale).
Mesataret (kryetarë/kuvende) e tri partive ne zgjedhjet e niveli lokal duken jashtezakonisht te banalcuara. LVV ka mesatarisht 24.94%, PDK 24.45% dhe LDK 23.24%.
Në përgjithësi, LVV ka paqëndrueshmëri me një rënie të ndjeshme të votave dhe % kur krahasohet niveli nacional dhe lokal, ndërsa PDK dhe LDK në ngritje dhe afrim të dukshëm.
Duket që elektoriati po kërkon balancë të re politike pas valës dhe ndryshimeve apo paqëndrueshmërive asimetrike të vitit 2021./lajmi.net/