Një faqe që mbështet VV-në ka fyer analistin Shenoll Muharremi, i cili është kritik ndaj Qeverisë Kurti dhe sjelljeve të VV-së pas zgjedhjeve.
Ky i fundit, ka reaguar ndaj kësaj fyerje, duke shtruar një pyetje për Albinn Kurtin dhe Glauk Konjufcën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se këto sulme janë prej zyrtarëvë të lart të VV-së.
“Sot kam një pyetje publike për Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, po edhe për miqtë e mi ministra e deputetë në LVV… A kjo është Kosova që po doni me ndërtu? A është kjo LVV-ja juve? Ajo partia e shpresës që e kemi votu masovikisht më herët? Domethënë, kur nuk keni argumente e çka me thonë, zyrtarët e LVV-së po lëshohen në linçime, akuza të pabaza dhe ofendime personale. Po i bajnë njerëzit tradhtarë, armiq… E këto sulme nuk po vijnë prej simpatizantëve të thjeshtë, po prej vet zyrtarëve të lartë të partisë. Unë nuk kam me zbritë kurrë në këtë nivel. Kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me këso budallallëqe. Na nuk jemi këtu me sha njerëz e me u përça, po me kërku llogari për paratë publike e me thanë çka mendojmë që është në interes të qytetarëve”, ka shkruar Muharremi.