Mosdorëheqja e ministres Rozeta Hajdari pas ngritjes së aktakuzës për skandalin me rezervat shtetërore e ka prishur një standard të cilin e kishte krijuar LDK-ja dhe PDK-ja.
Standardi i qeverisjes me “duar të pastra” i ngritur nga këto dy parti në dekadën e fundit nënkuptonte se asnjë ministër me aktakuzë nuk mund të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, raporton Nacionale.
Madje, në qeveritë e fundit të ish-opozitës ministrat ndaj të cilëve ishin ngritur aktakuza kishin dhënë dorëheqje.
Kështu kishte vepruar ish-Ministri i Inovacionit dhe Ndermarresisë, Besim Beqaj.
Më 20 qershor të vitit 2019, pasi prokuroria i kishte ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Pronto”, Beqaj kishte dhënë dorëheqje.
Në një konferencë për media, ai kishte hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë.
“Jam i bindur që këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe se drejtësia do të vërtetojë këtë. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Aktakuza që unë përballem ka një mal të metash që në fillim është aplikuar si një drejtësi selektive. Gjatë angazhimit tim politik jam udhëhequr nga dy ndarje themelore zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi”, kishte thënë ai.
Bashkë me Beqajn kishin dhënë dorëheqje edhe ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku dhe këshilltarin e Kadri Veselit, Njazi Kryeziu.
Këto dorëheqje kishin ardhur pasi kryetari i atëhershëm i PDK-së, Kadri Veseli, kishte marrë vendim për të liruar postet publike nga të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza të ngritura për korrupsion.
Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të larguar zyrtarët e saj me aktakuza është ishte mirëpritur nga ish-shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.
Tri vite më parë, sikurse Beqaj kishte vepruar edhe Ferid Agani.
Pasi Prokuroria e Shtetit kishte ngritur aktakuzë për rastin “Stenda”, në qershor të vitit 2016, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i kishte kërkuar kryeministrit të kohës Isa Mustafa që ta liroi nga detyra deri në momentin kur gjykata jep vendimin përfundimtar.
Në letrën e tij drejtuar kryeministrit Mustafa, Agani kishte shkruar se vendimi i tij ishte në përputhje me parimet e qeverisë së kohës.
“I nderuari kryeministër, duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje; i bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës; Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe i përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar, kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”, kishte thënë ai në letrën e tij.
Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për skandalin me rezervat shtetërore ndaj ministres në detyrë të Indistrisë, Ndermarresis dhe Tregtisë, Rozeta Hjdari. Kjo e fundit ka refuzuar të jap dorëheqje pas ngritje së aktakuzës.
Hajdari ka refuzuar edhe sot të paraqitet para Gjykatës Themelore në Prishtë, ku ishte paraparë të filloi procesi gjyqësor ndaj saj.










