Heroi shqiptar nga Mitrovica, Isa Boletini është barazvlerësuar me kryeministrin e vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiqin nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin që dikur e akuzonin ish-politikanin serb për përpjekje për ndarje të Kosovës.
Vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinorë vetë doli dhe mbante në duar tabletat e reja për emërtimin e rrugëve.
Partia në pushtet vendosi që në të njëjtën shtyllë në hyrje të Mitrovicës së Veriut të vendoste emrin e heroit Isa Boletini dhe në tjetrin atë të Zoran Gjingjiqit.
Në një opinion të botuar më 15 janar 2009, Albin Kurti akuzonte se Gjingjiq synonte ndarjen e shpejtë të Kosovës dhe Bosnjës.
“Gjingjiq synonte ndarjen e shpejtë të Kosovës dhe Bosnjes dhe integrim të shpejtë të Serbisë në NATO dhe BE. Ai besonte që Serbia mund t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe të rifitojë respektin e dikurshëm të Jugosllavisë. Gjingjiq duke besuar se kishte bërë histori me Serbinë nuk po e kuptonte se Serbia do të bënte histori me të”, shkruante Kurti në këtë opinion.
“Serbia e pat lindur Milosheviqin për t’u radikalizuar dhe e pat zëvendësuar atë me Koshtunicën për të mos u izoluar. Gjingjiqi ishte motori i këtij ndërrimi të cilin e ndalën sepse punonte shpejt. Më 5 tetor 2000, Serbia e kishte ndërruar pushtetin që të mos ndryshohej si shtet”, shkruante Kurti në opinionin me titull “Gjumi i thellë dimërorë i politikanëve shqiptarë”.
Ndërkaq, Pacolli u ndal edhe te emrat e rinj të rrugëve, duke thënë se ndër ta ka edhe emra shkrimtarësh serbë, aktorësh dhe personalitetesh të tjera të njohura.
Pacolli gjithashtu ka theksuar se koha e ndryshimeve të emrave të rrugëve nuk ka lidhje me zgjedhjet, por se ministria po vazhdon të kryejë punën e saj. Sipas saj, akuzat se po merr pjesë në fushatë politike vijnë edhe nga vende të tjera në Kosovë, gjë të cilën ajo e ka mohuar./Paparaci.com









