Analisti Petrit Zogaj ka treguar pse Albin Kurti dhe VV-ja po i sulmojnë exit pollët që janë publikuar në ditën e zgjedhjeve.
Ai ka bërë me dije se nëse matjet do të nxirrni fitues kandidatin e VV-së, Faton Peci, ata nuk do t`i sulmonin exit pollët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar edhe detaje tjera.
“Sikur exitpollet do ta jepnin LV/Fatonin me 58%, e PDK/Arianin me 35%, e ne fund te dilte rezultati keshtu baraz, sikurse tash, LV do te thoshte qe zgjedhjet jane vjedhur. E meqe nuk e kane ate situate, po i akuzojne exitpollet. Ndersa, nese dikush ka ndiku direkt ne proces zgjedhor, ka ble e organizu trafikim masiv te procesit zgjedhor eshte pikerieht LV dhe qeveria ne largim me fondet qe i shperndau 2 dite para zgjedhjeve”, ka shkruar Zogaj.