Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha para gazetarëve tha se ende s’ka asnjë emër të proceduar për kandidaturë presidenciale.
As kryesia e Kuvendit për thirrje të seancës për zgjedhje të presidentit nuk është thirrur, tha ajo.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë, edhe në dialog, edhe në procesin e zgjedhjes – ashtu siç e kemi obligim dhe i takon secilës parti parlamentare në një shtet demokratik. E kemi shfaqur gatishmërinë tonë, por varet nga partia më e madhe” deklaroi ajo.










