VV e vjedh sloganin “Bashkë”, të njëjtin e kishte përdorur PDK në Zgjedhjet Lokale 2021

“Bashkë” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Por, kjo nuk është hera e parë që një parti politike në Kosovë i targeton votuesit me këtë mesazh.

Lëvizja Vetëvendosje e ka vjedhur sloganin, me të cilin ka garuar Partia Demokratike e Kosovës, 4 vite më parë në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021.

“Bashkë me qytetarët, Bashkë për komunat, Bashkë punojmë, Bashkë shërbejmë, Bashkë fitojmë!”, theksohet në postimin e fundit të VV-së.

Partia e përçarjes kombëtare, VV e Kurtit vjen me slloganin: “Bashkë”

Rikujtojmë që më 16 shtator 2021, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një video-adresimi pati hapur fushatën zgjedhore të atëhershme, ku pati lansuar edhe sloganin “Bashkë”.

Po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar ta përdorë sloganin “Bashkë”, në rubrikën për promovimin e punëve të mira në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, kulturë, sport e mirëqenie sociale në komunat e udhëhequra nga kryetarët prej radhëve të saj.

PDK e pati përdorur sloganin “Bashkë” edhe në Zgjedhjet e jashtëzakonshme Lokale për katër komunat në veri të vendit.