Një 34-vjeçar është arrestuar në Vushtrri për posedim të paligjshëm të armëve, të enjten.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në njoftimin e saj se arrestimi erdhi pas realizimit të një bastisjeje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë, ku është gjetur një armë e gjatë e llojit AK-47 dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
“Personi i dyshuar, shtetas i Republikës, i moshës 34-vjeçare, është arrestuar dhe pas intervistimit, me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.











