Vushtrria e ka deklasuar 2 Korrikun me rezultat 4-0 në stadiumin “Ferki Aliu” nën prezencën e mbi 2000 shikuesve.
Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë me golat e shënuar nga Labinot Osmani dhe Daut Maxhuni.
Me të filluar pjesa e dytë, Labinot Osmani shënon përsëri për rezultatin 3-0. Kurse, nga penalltia shënon përsëri Labinot Osmani për 4-0, duke kompletuar het-trikun e tij.