Vushtrri: Gruaja raporton në polici se ish-burri tentoi t’ia marrë fëmijët

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18 e 12 minuta, në Vushtrri.

Një grua ka deklaruar në polici se ish-burri i saj ka tentuar t’i marrë fëmijet nga ajo.

Sipas raportit 24 orësh, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga policia.