Militarizimi i Kosovës me përpjekjet e Perëndimit është e ashtuquajtura “pushka e Çehovit” që patjetër do të qëllojë, ka deklaruar për median ruse “RIA Novosti” ultra-nacionalisti serb dhe shërbëtori besnik i Vuçiqit, Aleksandar Vullin, transmeton Paparaci.
“Çehovi ka thënë se nëse një pistoletë varet në mur në aktin e parë në një shfaqje teatrore, ajo me siguri do të qëllojë në aktin e tretë. Nëse u jepni “shiptarëve” (siç i quan Vullini shqiptarët me emërtim fyes) armë në aktin e parë, ajo me siguri do të qëllojë në aktin e tretë”, ka pretenduar Vullini.
“Kërcënimi për Serbinë nuk vjen vetëm nga militarizimi i Kosovës – vendi është i rrethuar nga shtete armiqësore anëtare të NATO-s”, vazhdon Vullini. “Në këtë aspekt, qëndrimi i Serbisë është i ngjashëm me qëndrimin e Rusisë, për frenimin e së cilës është folur disa herë brenda Aleancës së NATO-s”.
“Në Kosovë nuk mund të ketë ushtri tjetër përveç KFOR-it, përveç forcave të OKB-së ose NATO-s. Kjo është e gjitha. Aktualisht ekziston “e ashtuquajtura” Forca të Sigurisë së Kosovës. Kjo është ushtri. Një ushtri që Perëndimi e ka armatosur dhe e ka armatosur vetëm për një qëllim – të luftojë kundër serbëve dhe asgjë tjetër”, ka thënë kjo karikaturë e ultra-nacionalizmit serb./Paparaci.com










