Vulin: Serbia s’është territor terrorist si Kosova

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se helikopterët rusë Mi-35 dhe Mi-17 do të dorëzohen në Serbi deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai për RTS ka thënë se Serbia kishte blerë katër helikopterë të rinj Mi-35 dhe tre Mi-17 nga Rusia.

“Këta janë helikopterë që janë krejt të ri, më të mirët në botë. Unë pres që të arrijnë deri në fund të vitit ose në fillim të vitit ardhshëm”.

Duke komentuar një deklaratë të NATO-s që thotë se Aleanca respekton të drejtën sovrane të të gjitha shteteve të zgjedhin me kë të lidhin marrëveshje politike në fushën e sigurisë, Vulin tha se Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm, transmeton Klan Kosova.

“Serbia nuk është një territor terrorist si Kosova, por një vend i sigurt. Sa më të fortë të jemi ne, lufta do të jetë më larg nga ne. Një Serbi e fortë është një garanci e stabilitetit dhe paqes në Ballkan”, tha ministri serb i mbrojtjes, transmeton Klan Kosova.

Related Posts