Vudi Xhymshiti ka bërë deklarata të forta publike, duke akuzuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për përfshirje në një plan të dyshuar për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Xhymshitit, Haradinaj dyshohet se kishte planifikuar një atentat ndaj Kurtit, duke pretenduar se për këtë qëllim ishte paguar një person nga Shqipëria për ta kryer aktin. Këto akuza janë bërë publike përmes reagimeve të tij, duke nxitur debat të gjerë në opinionin publik.
Një audio-incizim që ka rrjedhur në rrjetet sociale e tregon Vudi Xhymshitin, fotoreporterin dhe propagandistin e afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke trilluar histori për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe ish-zyrtarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Xhymshiti tregon një ngjarje lidhur me një paraqitje të Haradinajt me Escobarin, ish të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, sipas audio-incizimit të publikuar në platformat sociale së fundmi.
Nuk dihet kur është incizuar ky material.
Audio-incizimi e tregon Xhymshitin, që prej kohësh është vënë në shërbim gati nënshtrues ndaj propagandës pro pushtetit në kanalet online, duke e portretizuar Haradinajn si “fëmijë” të cilin “Escobari e kishte kapë prej duarsh”.
“Me Escobarin.. e kish kapë kap Ramush Haradinajn për dorë si nje fëmijë i vogël i klasës së parë edhe e kish qit’ në konferencë”, dëgjohet duke thënë Xhymshiti.
“Edhe thojke nëse Kurti nuk pajtohet me maru Asociacionin që e ka nënshkru Hashim Thaçi edhe Isa Mustafa..”
Hiç më larg se para dy vitesh, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve e kishte demantuar Vudi Xhymshitin për plasimin e një informate të rreme për kinse shkarkimin e Gabriel Escobar nga pozita e të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Xhymshiti kishte gënjyer për shkarkimin e Escobarit, duke pretenduar se ai ishte larguar nga pozita për shkak të konfliktit të interesit.







