Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë sot për një vizitë njëditore në Turqi.
Gjatë vizitës në Ankara, Vuçiqi do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar shërbimi për media i Vuçiqit, transmeton Paparaci.
Siç thuhet në njoftim, është planifikuar edhe një takim plenar i delegacioneve të të dyja shteteve.
Vuçiqi ka paralajmëruar një aktivitet të fuqishëm diplomatik në periudhën e ardhshme, ndër të tjera edhe një qëndrim në Indi në Samitin për Inteligjencën Artificiale, ku pritet të takohet, mes të tjerëve, edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Ai gjithashtu paralajmëroi pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku, sipas tij, do të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë të BE-së, me ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, si dhe me përfaqësues të shumë kompanive./Paparaci.com









