Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO në Napoli, admirali George Wikoff sot është takuar me presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Gjatë takimit Vuçiqi ka theksuar rëndësinë e KFOR-it për paqen dhe mbrojtjen e serbëve në Kosovë, dhe ka insistuar në “respektimin e Marrëveshja e Kumanovës dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, transmeton Paparaci.
“Një takim i rëndësishëm me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George Wikoff, gjatë të cilit biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe NATO-s duke ruajtur neutralitetin ushtarak. Theksova rëndësinë e KFOR-it për paqen dhe mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi, duke insistuar në respektimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244”, ka deklaruar Vuçiqi.
Vuçiqi gjithashtu ka përsëritur demagogjinë e tij tashmë të njohur, duke pretenduar se “dialogu dhe besimi i ndërsjellë mbeten çelësi për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, dhe se siç ka thënë ai, “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit përmes programit Partneriteti për Paqe, duke respektuar interesat e saj kombëtare dhe sovranitetin”./Paparaci.com









