Vuçiq vazhdon me propagandë: E quan terror arrestimin e oficerëve serbë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar propagandën e tij duke i cilësuar si “terror”, arrestimet e disa oficerëve serbë në Kosovë, që paraqiteshin si “pelegrinë”, siç kanë njoftuar istitucionet e Kosovës.

Në një adresim për media, Vuçiq ka thënë se personat e arrestuar po shkoni në manastire në rrethinën e Prizrenit.

“Vetëm sot në Kosovë janë arrestuar 16 persona nga Serbia qendrore, të cilët po shkonin për të vizituar seminarin dhe manastiret tona në afërsi të Prizrenit”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar Kossev.

“Imagjinoni, disa nga ata njerëz janë anëtarë të strukturave të sigurisë. Dhe pastaj ata gjetën një thikë dhe një sëpatë të thyer që përdoret për Zoti e di se çfarë. Është fare e qartë se ajo nuk përdoret për asgjë tjetër përveç disa nevojave private”, ka thënë presidenti serb.

Sipas tij, ka “terror të vazhdueshëm”, ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa shton se “bota po hesht”.

Ndryshe, të arrestuarit gjatë aksionit të sotëm të policisë dyshohet se lidhen edhe me sulmuesit e Banjskës.