Vuçiq: Njëherë ishim afër përleshjes fizike me Thaçin… por gjithçka përfundoi shpejt

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se një herë ishin afër përleshjes fizike me Presidentin Hashim Thaçi.
Ky diskutim me tone të larta kishte ndodhur gjatë një takim që Vuçiq dhe Thaçi po zhvillonin në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. [Hajredin] Kuçi iu sul Daçiqit, ndërsa unë atij, por gjithçka përfundoi shpejt”, tha Vuçiq për TV PINK.
Ai ka treguar se me Thaçin flasin shumicën e kohës në gjuhën angleze.
“Flasim në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”.