Vuçiq: Janë budallenjë ata që mendojnë se Palmer do të jetë në anën tonë sepse qenka “dhëndër i yni”

Mathey Palmer është emëruar i Dërguari Special i SHBA’së për Ballkan. Kjo ka nxitar reagime të ndryshme në rajon, posaqërisht në Kosovë dhe Serbi.

Informatat që kanë qarkualluar se ai është i martuar me një serbe kanë mjaftuar për ndërtimin e konspiracioneve nëpër vendet e rajonit se ai do të favorizojë Serbinë, posaqërisht në bisedimet me Kosovën.

Për emërimin e Palmer sonte është deklaruar edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Sipas tij tregimet se ai do të jetë në krahun e tyre vetëm se qenka “dhëndër i yni”, janë qesharake.

“Palmeri është një njeri i përgjegjshëm, serioz dhe i zellshëm. Është tejet qesharake kur thuhet se ai është dhëndër i yni, dhe kështu disi do të jetë në anën tonë, e përsëris janë qesharake dhe budallallëqe. Ai do të zbatojë fuqishëm politikën e SHBA’së, nganjëherë edhe brutalisht, dhe duhet ta dimë që nuk kemi detyra të lehta para nesh”, është deklaruar Vuçiq.