Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ende mendon se Kosova nuk është “e humbur”, por thotë se edhe “konflikti i ngrirë nuk është i mirë”.
Ai ka thënë se është koha që të fillohet të mendohet për njerëzit, duke mbrojtur interesat e tyre dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur, por shtoi se mashtrohet kushdo që mendon se është e mundur të mbahet konflikt i ngrirë me Kosovën.
“Jam i dëshpëruar në qoftë se njerëzit nuk duan ta kuptojnë, por unë këtë nuk mund ta ndryshoj, siç nuk do ta ndryshoj politikën që është racionale, serioze dhe e përgjegjshme, dhe që po sjell rezultate të mira për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, realiteti në terren duhet të respektohet.
“Nuk mund të themi se gjithçka në Kosovë është serbe dhe se do të dëbojmë shqiptarët. Kjo është e pakuptimtë dhe unë nuk mund ta them këtë, sepse kjo është një thirrje që njerëzit të humbasin jetën e tyre “, tha Vuçiq, duke shtuar se ai nuk do të bëjë këtë.
Vuçiç tha se ai u përpoq gjatë gjithë këtyre viteve, duke u kujdesur për të rinjtë, të ruajë paqen dhe stabilitetin, për të treguar se nuk është e mundur të mbahet konflikti i ngrirë.
“Ekzistojnë interesa të palëve të tjera, interesave të shqiptarëve, por edhe shumë fuqive të mëdha që nuk duan zgjidhjen e problemit. Ka nga ata që thonë se duan përfundimisht duan shtetin e tyre dhe janë gati të paguajnë çfarëdo çmimi. I pyes qytetarët e Serbisë: cili është çmimi të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë? Sa kemi paguar në të kaluarën për një politikë të gabuar? Është koha të mendojmë për njerëzit, sigurisht duke mbrojtur interesat tona dhe duke fituar më shumë të jetë e mundur”, tha Vuçiq.