Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka shprehur keqardhje që ideja e tij për vendosjen përfundimtare të një kufiri ‘kompromisi’ mes serbëve dhe shqiptarëve ka dështuar.
Siç tha ai, ideja ka dështuar pasi populli ka menduar ndryshe dhe kjo sipas bindjes së tij do të ketë kosto të lartë në dy ose tre dekada.
Vuçiq po ashtu ka njoftuar se me 8 Maj do të takohet me zëvendës-kryeministrin italian, Matteo Salvinin, ndërsa ka treguar se Parada Ushtarake do të mbahet më 10 Maj në Nish. Pas këtyre dy ngjarjeve, ai shton se do ti njoftoj serbët e Kosovës me rezultatin e arritur dhe të gjitha çështjet që janë diskutuar në Samitin e Berlinit