Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i nervozuar me qëndrimet e kancelares gjermane, Angela Merkel në lidhje me çështjen e kufijve të shteteve të Ballkanit.
Vuçiq ka deklaruar në video-samitin e organizuar nga Këshilli Atlantik i Uashingtonit, se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë vendimmarrës dhe ka kërkuar hapje të kufijve për ulje të kostove.
Presidenti serb tha se Merkel nuk mund të marrë vendime për kufijtë e vendeve të Ballkanit, sipas tij kjo duhet të zgjidhet mes shteteve.
“Kemi pasur një seancë produktive. Unë duhet të lavdëroj punën tuaj dhe të gjitha të tjerat që janë të rëndësishme për Serbinë. Ne po flasim për një paketë europiane që është e rëndësishme për ne. Së pari duhet të ndryshojmë veten për t’iu përkushtuar më shumë rajonit tonë, për të mos e nënvlerësuar veten dhe të kemi më shumë besim tek njëri-tjetri. Duhet të jemi më të shpejtë në rajon, varet nga ne. Angela Merkel nuk mund të marrë vendime për ne”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq është shprehur se shtetet e Ballkanit duhet të zgjidhin problemet e veta dhe të janë shumë më të respektuar tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
“Nëse zvogëlojmë të gjitha këto procedura dhe të gjitha këto procese burokratike, përfundimi është se mund të kursejmë më shumë para. Kjo do të thotë që ju duhet të ndaloni të gjykoni fuqinë tonë. Ne duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet tona dhe të jemi shumë më të respektuar nga Shtetet e Bashkuara dhe BE. Ne duhet të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku sepse të gjithë jemi shumë të vegjël. Kjo është mënyra e vetme për të arritur diçka”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se qëndrimi i kancelares Merkel është kundër shkëmbimit të territorit mes Serbisë dhe Kosovës./gazetametro.net