Presidenti serb, Aleksander Vuçiq sonte ka dhënë një intervistë për televizionin ‘Happy Tv’, e që sigurisht nuk kishte se si t’iu ikte pyetjeve rreth Kosovës.
Ai u pyet rreth demarkacionit me Kosovën, ku dhe u përgjigj me nervozë. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndalojnë së treguari gënjeshtra fëmijeve për kufijtë me Serbinë.
“Ata dëshirojnë t’i zgjedhin problemet ose të luftojnë”, ka thënë Vuçiq derisa iu është referuar shqiptarëve. Sa i përket një konflikti lufte, Vuçiq u shprehë se do të bëjë çmos për të parandaluar një konflikt të tillë.
Presidenti serb foli edhe për stabilitetin ekonomik në vendin që ai drejton.