Vritet një person në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Shkodër, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë.

Sipas mediave shqiptare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, transmeton klankosova.tv.

Forcat e policisë kanë arritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve derisa hetimet rreth rastit vazhdojnë.