Një person ka mbetur i vrarë sot në fshatin Novosellë të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Poolicisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai, ka bërë të ditur se i dyshuar për këtë vrasje gjendet në arrati.
“14:40 minuta policia ështyë njoftu për disa të shtëna në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Theksoj se i dyshuari gjendet në arrati dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.
Ai, ka shtuar se deri tani nuk dihet mosha opo ndonjë informacion rreth viktimës./Fokusi.info/