Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Golluboc të Malishevës, ku viktima janë dy vëllezër.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta tha se i dyshuar për vrasjen është dhëndri i tyre, i cili ndodhet në arrati.
“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha Graishta./Reporteri.net












