Vrasja që tronditi Vushtrrinë, flet xhaxhai i 19-vjeçarit

Nysret Zymeri, xhaxhai i Ardit Zymerit, 19 vjeçarit që u vra të dielën në Vushtrri, tha se nuk ka ende informata të qarta mbi rrethanat e vrasjes së nipit të tij.

Ai tha se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd dhe se nuk e di ende motivin e vrasjes.

Zymeri, duke folur për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online, njoftoi se për rastin, familja është informuar dje mbrëmë dhe se sipas tij, dorasin e as familjen e tij nuk e njohin.

“Arditi ka qenë djali i vëlluat, informatë zyrtare nuk kemi deri më tani, nuk e dimë se si ka ndodhur, punë të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk kemi pritur për andej e kemi ditur që e kemi një armik por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë nuk e kemi njohur dorasin as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai.