Trupi i pajetë i 42 vjeçarit të vrarë në Skenderaj, është tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Ai është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, është kategorizuar si “Vrasje e rëndë”.
Lidhur me rastin deri më tani janë identifikuar dy persona.
Organet e drejtësisë thanë se po bëjnë përpjekje maksimale për t’i kapur, njofton Klankosova.tv