Katër zyrtarë policorë janë suspenduar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan, me rekomandim të Inspektoratit Policor, transmeton KosovaPost.
Katër zyrtarë policorë janë suspenduar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan, me rekomandim të Inspektoratit Policor.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
“Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.
The post Vr*asja e trefishtë në Gjilan, suspendohen katër zyrtarë policorë appeared first on Kosovapost.net.