Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Insajderi.
Tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.
Gjyqtarja ka bërë të ditur se datat kur do të mbahen seancat e radhës janë 2, 9 dhe 14 korrik.
Me 2 korrik edhe 9 korrik seanca do të mbahet në ora 13:30, ndërsa me 14 korrik në orën 09:00”
Ne seancën që do të mbahet me datën 2 korrik do të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi.