Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata e dënon me 30 vjet burgim Leonard Dukën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i shpallur fajtor për përfshirjen në vrasjen e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë.

Nga ana tjetër vëllai i tij Erlis Duka shpallet i pafajshëm, kurse Fatmir Hyseni , në arrati denohet me 25 vite burg, Aleksander Maxhaku- 25 vite burg, Oltjon Loga – 25 vite burg.