Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, pronari i një furre buke ka privuar nga jeta një punëtore grua dhe më pas ka vrarë veten.
Policia dhe prokuroria kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të rastit.
Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se hetimet janë në fazën fillestare.
“Konfirmojmë se janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, një person ka privuar nga jeta një grua dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Prokurori dhe njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Preteni.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Një autoambulancë është parë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e dy personave.
Siç raportohet, ngjarja ka ndodhur brenda furrës. Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie.
Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.
Hetimet mbi rastin po vazhdojnë dhe priten më shumë detaje në orët në vijim.