Mesditën e së enjtes një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Të vrarë kanë mbetur dy vëllezër, ndërsa i dyshuar për rastin është dhëndri i tyre.
Kryeprokurori Enis Gashi në vendngjarje ka thënë se autori i vrasjes është ende në arrati dhe se bashkë me Policinë janë duke ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e tij
“Kemi të bëjmë me vrasje të rëndë, të dyfishtë. Kryesi i kësaj vrasjeje është ende në arrati. Së bashku me policinë jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”.
“Ajo që mund të them në këtë moment është se kanë raporte familjare, por motivet ende nuk i dimë saktësisht. Pasi të marrim informata më të sakta, do të dalim me një komunikatë zyrtare” – tha Gashi para gazetarëve.
Për të dyshuarin A.I nga Prokuroria Themeore në Prishtinë kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se i njëjti në muajin prill ka qenë në paraburgim për dy vepra penale “dhunë në familje ” dhe “kanoshje”.
Më 7 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit A.I po për këto dy vepra.












