Shqiptari Eduar Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, Enkelejda Danaj, rast i ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek, shkruan Top Channel.
Sipas vendimit të gjykatës, 52-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozisë dhe kontrollit.
Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 06:00 të mëngjesit të asaj dite.
Në atë kohë, viktima ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë duke e lënë të vdekur në vend.
Gjyqi i 52-vjeçarit për këtë vrasje të tmerrshme filloi sot në audiencën e Gjykatës së Përzier me dëshminë e vajzës së viktimës dhe autorit të krimit.
Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, doli për të dëshmuar dhe, pa e parë fare të atin, u tha gjyqtarëve dhe juristëve se në të vërtetë nuk u pendua kurrë për krimin e tij të tmerrshëm.
“Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte nënën”, tha vajza e 52-vjeçarit, e cila ishte paraqitur në mbështetje të prokurorisë në gjyqin e babait të saj, një vrasës bashkëshortor.