Vrasja dhe vetëvrasja në Vushtrri, Prokuroria: Po intervistojmë dëshmitarë, po i hetojmë të gjitha rrethanat

 

Prokuroria ka konfirmuar se dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje në Stanoc të Vushtrrisë. 

Prokuroria e ka konfirmuar se në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Prokuroria:

Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë

Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë.”

Për relacionet ndërmjet të vetë vrarit dhe gruas së vrarë, prokuroria nuk është deklaruar.

Mediat lokale raportojnë se pronari i një furre buke e ka vrarë punëtorën e tij dhe më pas vetën.