Mendimi për motin – 28.03.2025
Ditën e shtunë nuk mungojnë intervale me diell, megjithëse të shkurta. Vransirat dominojnë më shumë qiellin mbi vend, e orëve të pasdites dhe mbrëmjes, priten zhvillime të rrebesheve të shiut, që shoqërohen me ndonjë bubullimë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja, 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 6C, e maksimalet shkojnë deri në 15C e 16C.
Mot jostabil parashihet edhe ditëve vijuese nga e diela. Vransirat mbesin më dominuese mbi vend, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell, por të shkurta. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, kryesisht lokale. Temperaturat maksimale pësojnë rënie deri në 9C e 10C, ditën e hënë dhe të martë. Minimalet luhaten ndërmjet 5C e 8C. Nga e hëna frynë erëra më të theksuara veriore e verilindore, 5-15m/s.
Pas të reshurave të shumta, ndotësit ajror do të jenë në koncentrime më të ulëta ditëve të fundjavës. Indeksi i cilësisë së ajrit qëndron më shumë në vlera të pranueshme dhe të mira, me ngjyrë të gjelbërt.
Vetëm orëve të mbrëmjes herë herë mund të ketë rritje në vlera të çastit që shtynë indeksin përkohësisht të kaloj në vlera të dobëta.