Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme, ku ka njoftuar se temperaturat minimale pritet të jenë mes 3 dhe 6 gradë celsius.
Ndërsa ato maksimale, pritet të jenë mes 10 dhe 13 gradë celsius.
Postimi:
Parashikimi i motit për vikend (04 & 05 prill 2026)
E shtunë:
Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin reshje shiu
.
Temperaturat minimale: 3°C – 6°C
Temperaturat maksimale: 10°C – 13°C
Era: veriperëndim, 1–7 m/s
E diel:
Nga e diela pritet përmirësim i kushteve meteorologjike. Moti parashihet me vranësira të shpërndara dhe me diell
.
Temperaturat minimale: 1°C – 3°C
Temperaturat maksimale: 15°C – 18°C
Era: nga verilindja, e lehtë deri mesatare










