Voziti në mënyrë të rrezikshme te rrethi i Prishtinës, policia e identifikon dhe dënon shoferin

Në videon e publikuar nga policia njoftohet se shoferi është identifikuar dhe i është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh.

“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.