Sot rreth orës 16:40, në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë, patrulla e Njësisë së Trafikut Rrugor ka hasur në flagrancë një automjet të tipit Audi me targa vendore, i cili po qarkullonte me shpejtësi prej 115 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Policia bën të ditur se ndaj shoferit A.N., 29 vjeç, është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj. Po ashtu, i njëjti është përjashtuar nga komunikacioni.
“Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, pasi tejkalimi i shpejtësisë dhe moskujdesi gjatë ngasjes mund të shkaktojnë aksidente me pasoja në njerëz dhe dëme materiale”, thotë tutje policia, transmeton Periskopi.