Avokati Arianit Koci para nisjes së vazdhimit të 29 të seancës për konstituimin e Kuvendit nuk po i lejon deputetë që të deklarohen para mediave.
Koci u përball edhe me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.
“Mos u deklaro. Hin kryej puntë.”, i tha Koci Haradinajt.
“Votuesit e VV-së s’kanë të drejtë me mu drejtu mua.”, tha Haradinaj.
“Jo, jo s’jam votues I VV-së.”
“Hiq mos u deklaro. Vazhdo ti hin brenda. Krejt i kam nalë.”, tha Koci.
“Faleminderit shumë. Shumë djalë i mirë je ti.”, tha Haradinaj.