Voton Presidenti Begaj: Ditë në të cilën dëgjohet vullneti i qytetarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë, ka marrë pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Pas hedhjes së votës, kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të qetë dhe demokratik, duke inkurajuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Për mua mu duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendi dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE, për herë të partë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të mirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet”, tha ai, raporton Abc News.