Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e sotme.
Abdixhiku votoi në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Pas votimit, Abdixhiku theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor për demokracinë në Kosovë, duke i cilësuar zgjedhjet si një festë demokratike për vendin.
Kreu i LDK-së përgëzoi institucionet e angazhuara në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke vlerësuar punën e tyre që nga hapja e qendrave të votimit.






