Voton Idrizi: Ditë feste për Vushtrrinë, presim rezultatet që i përcakton sovrani (VIDEO)

Kandidati i PDK-së edhe për një mandat tjetër për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka votuar dhe pas këtij procesi është shprehur se sot është ditë festë për qytetarët e kësaj komune.

Ai u shpreh se presin rezultate të cilat do t’i përcaktojë sovrani, përcjell Klankosova.tv.

“Është një ditë e madhe, është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, kemi zgjedhjet lokale, kështuqë uroj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për këto zgjedhje dhe u bëj thirrje që ta dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të votuar”.

“Presim rezultatet të cilat do t’i përcaktojë sovrani, populli. Çdo gjë ishte në rregull, një organizim jashtëzakonisht i mirë nga ana e KQZ-së”, u shpreh ai.

The post Voton Idrizi: Ditë feste për Vushtrrinë, presim rezultatet që i përcakton sovrani (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.