Kryetari i Shoqatës së të Verbërve “Gjakova”, Mark Pretraj në një intervistë të relizuar nga gazetarja e Klan Kosovës, Diellza Berisha u shpreh se kanë votuar pa telashe.
Ai u shpreh se nuk ka informacion që dikush ka pasur ndonjë problem gjatë votimit, përcjell Klankosova.tv.
“Unë sapo erdha nga vendvotimi në fshatin Dujakë, ku votova, qasja ishte si për të gjithë qytetarët e tjerë, nuk kishim asnjë problem”.
“ Qytetarët e verbër që janë pjesë e shoqatës kanë ushtruar të drejtën e votës, nuk e kemi asnjë informacion të vetëm që ndonjëri prej tyre ka pasur ndonjëri prej tyre ka pasur ndonjë problem”, u shpreh ai./Klankosova.tv
The post Votojnë pa telashe edhe personat e verbër në Gjakovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










