Nënkryetarët e rinj të Kuvendit janë votuar në pako, ashtu siç janë marrë vesh partitë në mbledhjen e Kryesisë së vjetër të Kuvendit.
Ardian Gola nga Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga PDK-ja, Kujtim Shala nga LDK-ja, Sllavko Simiq nga Lista Serbe, Emilja Rexhepi nga komunitetet jo shumicë, janë deputetët që u votuan në pako për nënkryetarë të Kuvendit.
Për nënkryetarë të kuvendit votuan 114 deputetë, 3 deputetë votuan kundër dhe gjashtë kanë abstenuar.









