Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që procesi për kryetarin e partisë të vazhdojë me votim të fshehtë.
Ky vendim është marrë pasi është vendosur që Kujtim Shala të jetë udhëheqës i punimeve.
Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen para delegatëve, ndërkaq, Avdullah Hoti më herët gjatë javës kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.










